Kush sportist mund t’i afrohet shpejtësisë së Usain Boltit në 100 metra?!

Është sërish e mirëinformuara dhe e ditura “Marka” që bën një konkurs në distancë të vërtetë lidhur me kohën dhe me displinën sportive. Cilët janë më të shpejtët në të gjithë llojet e ushtruesve të sporteve të ndryshëm? Kuptohet, flasim për distancën 100 metra, që është edhe distanca klasike e atletikës dhe ku “Mbret” mbetet Usain Bolti me rekordin botëror prej 9”58 dhe shpejtësi mesatare në garë prej 44.72 km në orë. A mundet kush që ta rrezikojë sprintierin e jashtëzakonshëm, dhe si do të ishte renditja? Sipas “Markës”, pas xhamajkanit do të vinte Kilian Mbape me 11 sekonda në 100 metra (38.02 km/orë), e më pas legjendari i ndjerë Jonah Lomu i regbisë me 11.1 sekonda (37.44 km/orë) i ndjekur nga Tajrik Hill i futbollit amerikan me 11.2 sekonda (37.2). Pas tyre do të vinte Novak Gjokoviç, më i shpejti i tenisit me 11.5 sekonda (36.02 km/orë) dhe më pas Halandi me 11.6 sekonda (36) dhe Rasëll Uestbruk i Lejkërsave në NBA me 12.01 sekonda (34.76 km/orë).

Sfidanti.al