Arsenali nuk do të dijë për Kupën e Botës, e ka seriozisht për titullin

Sulmuesi më i mirë nuk ishte dhe do të vazhdojë të jetë i dëmtuar për disa kohë, por “topçinjtë” patën “barut të thatë”. Arsenali e rinisi në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e Premier Ligës, duke treguar se nuk e ka ndjerë aspak “intermexon” e Kupës së Botës. Edhe pa Gabriel Zhezusin, erdhi fitorja 3-1 ndaj Uest Hemit (një rival serioz) madje me përmbysje. Saka, Martineli dhe Nketiah ishin autorët e golave, ndërsa londinezët e trajnerit Arteta dominuan me stilin e tyre sulmues. Në fushë edhe Granit Xhaka, pavarësisht aktivizimit në Botëror me Zvicrën deri në raundin e dytë e padyshim shqiptari nga Kosova ishte një nga më të mirët. Mediat angleze shkruajnë se ai është një nga 5 lojtarët tek të cilët Arteta mbështetet për të fituar titullin. Londinezët kryesojnë me 40 pikë ndaj 33 të Njukasëllit dhe 32 të Mançester Sitit, që ka një ndeshje më pak se ata.

Arsenali (4-3-3): Ramsdejl, Uajt, Saliba, Gabriel, Tiernej (Zinçenko), Odegard, Partej (El Neni), Xhaka, Saka, Nketiah, Martineli (Vieira).

Sfidanti.al