Në radhët e Marokut ishte i shkëlqyer dhe padyshim njëri nga lojtarët më të mirë të kampionatit në Katar. Flasim për Hakim Zijeçin, që nuk ka qenë i rregullt në aktivizimin e tij tek Çelsi, por që u bë vendimtar për kombëtaren e tij që arriti deri në gjysmëfinalen e Kupës së Botës. Trajneri i Çelsit, Graham Poter, ka deklaruar se “Hakimi duhet të vazhdojë të jetë i duruar për të pritur momentin e tij”. Duket se shkëlqimi në Botëror nuk do ta ndihmojë shumë yllin maroken të krahut, veçse ai ka mundësi të zgjedhë Milanin në Itali e ndoshta trajneri Pioli nuk do t’ia testonte aq shumë durimin.
Sfidanti.al