Skuadra cilësohet në rënie, por gjithnjë e më pranë objektivit. Fitorja ndaj Veronës ishte shumë e vështirë, shumë e vuajtur, por ishte gjithsesi një tripikësh, dhe trajneri Antonio Konte e ka shumë të qartë se çdo të thotë kjo. “Tashmë topi rëndon edhe më shumë, – thotë tekniku zikaltër, – dhe kjo sidomos sepse shumica e lojtarëve të mi nuk kanë provuar më parë se çdo të thotë të fitosh një titull. Kur t’ia arrijmë, edhe pse nuk e kemi fituar ende, do të jenë më të ndërgjegjshëm, me më shumë përvojë dhe mund të hapim një cikël, siç ndodhi me Juventusin. Titullin e kemi fituar në 95 për qind të mundësive. Këto 3 pikë vlejnë sikur të ishin 9”. Interi ka 79 pikë në 33 ndeshje, duke qenë i distancuar nga ndjekësit.
Sfidanti.al