Diskutimet janë të shumta në Itali për të ardhmen e portugezit dhe shumëkush e jep larg Juventusit. Pakënaqësia lexohet hapur në fytyrën e CR7-ës, por po ashtu nga burimet brenda klubit torinez që thonë se drejtuesit duan që ai të largohet. Me 31 milionë euro rrogë në sezon pengon investimin tek të rinjtë, por trajneri Andrea Pirlo, thotë ndryshe të paktën publikisht. “Nëse Ronaldo shënon 35 gola në vit, do të thotë se Juvja fiton, – thotë ai, – ne vazhdojmë të mendojmë që ta kemi Ronaldon edhe vitin tjetër. Ai ka edhe 1 vit kontratë, dhe jemi të lumtur që ai të luajë për ne. Ai po zhvillon një sezon shumë të mirë”. Ronaldo mund të jetë edhe një “i burgosur i artë” në Torino, pasi vërtet Juvja nuk e dëshiron, po askush nuk ka paratë për t’ia paguar rrogën. Reali nuk e do më, Junajtidi nuk dëshiron t’i shpenzojë ato para, ndërsa Paris SG mund të mendonte, por vetëm nëse Kilian Mbape largohet.
Sfidanti.al