Dihej që do të vinte, vetëm nuk ishte e qartë se kur. Sulmuesi norvegjez nuk i la tifozët të prisnin gjatë pasi e realizoi tregolëshin e tij të parë në Premier Ligë që në javën e katërt, madje ishte tepër i rëndësishëm sepse siguroi një fitore të vështirë me përmbysjë (4-2) ndaj Kristël Palasit. Erling Halandi e pati këtë si kartvizitën e tij në Angli (nëse kishte nevojë për të), dhe në rrjetet sociale u shkruan diçiturat e fotove si “nuk ka nevojë për fjalë”. Shoku i tij i ekipit, Fil Foden, shkroi në faqen e tij në Tuiter se “është kënaqësi të të japësh asist ty”, sepse ndihmoi Halandin që të shënonte. Këto ishin 3 gola në 19 minuta dhe 3-golëshi i 13-të i karrierës.
Sfidanti.al