Nëse shikon tabelën ku jepen numri i spektatorëve në stadiumin, Arena e Gelsenkirhenit ka vetëm një fjalë, “qind për qind e shitur” (ausverkauft). Në atë që quhet “Feltins Arena” për arsye sponsorizimi ishin këtë të shtunë 62 271 tifozë, pra të gjitha vendet ishin të zëna, ashtu siç ndodh thuajse në çdo ndeshje, vit pas viti e sezon pas sezoni. Gjithsesi, kjo skuadër me emrin Shalke nuk e ka problem t’i bëjë ata me zemër, ndonëse është publiku më i zjarrtë në Gjermani, bashkë me atë të Dortmundit. Ekipi mezi u kthye nga kategoria e dytë, ndërsa sfida e djeshme në Bundesligë përfundoi 6-1 për Unionin e Berlinit, që nuk është ndonjë Bajern! Në Gjermani, Shalken e quajnë edhe “Blutë Mbretërorë”, por edhe “karagjozët”. Për momentin, madje prej vitesh, i shkon më shumë nofka e dytë.
Sfidanti.al