Klop: I kërkoj falje Bornmuthit, por donim të tregonim një reagim!

U kishte ardhur në majë të hundës me atë që kishin bërë në 3 javët e para, ndërsa dukej se asgjë nuk u shkonte mbarë. Sado që Liverpuli ishte thuajse i vitit të kaluar, me dominim të lojës në zotërim topi, sërish rezultatet nuk po vinin dhe sapo gjetën një rast, yjet e kuq u shfrynë fort. Fitorja ndaj Bornmuthit ishte 9-0, barazim i fitores rekord të Epokës së Premier Ligës. Trajneri Jurgen Klop, pas fitores së parë, edhe u ndje i lehtësuar, por edhe disi keq. “Nuk donim të turpëronim ekipin e kolegut tim Skot Parker, – tha ai, – thjesht donim të shprehnim një reagim. Që ne nuk jemi ata që ishim në javët e para. Ne donim të tregonim anën tonë më të mirë, të ishim vetvetja, prandaj ndeshja u bë e veçantë”. Fitoret e tjera më të thella janë po 9-0, arritur nga Man. Junajtidi dhe Leisteri, që të dyja ndaj Sauthemptonit.

Sfidanti.al