Kështu shkruajnë mediat katalanase, që veçojnë rishfaqjen e kapitenit në skuadër. Sergio Buskets ishte i pezulluar në fitoren 4-1 në fushën e Sociedadit, ndërsa tashmë e ka shlyer dënimin, por kjo nuk do të thotë se ka vend të sigurt në formacion. As Zhyl Kunde, mbrojtësi i marrë nga Sevilja, që më në fund u arrit të regjistrohej pasi u largua Ymtiti dhe u bënë “korrigjime” financiare me pagesat. Trajneri Ksavi Hernandez ka thuajse skuadrën që do, ndërsa Barcelona luan sonte në “Spotifaj Kamp Nou” ndaj Vajadolidit. Sipas “El Mundo Deportivos” vetëm 5 lojtarë janë të sigurt në formacion, portieri Ter Shtegen, Arauho, Pedri, Dembele dhe Levandovski. Për të tjerët ka balotazhe.
Sfidanti.al