Kristiano Ronaldo fitoi “Topin e artë”, duke barazuar, kështu, 5-5 Lionel Mesin sa i përket fitimit të këtij trofeu të rëndësishëm. Kështu që, tani, ata të dy janë futbollistët që e kanë fituar, të dy bashkë, plot 10 herë këtë trofe individual prestigjioz. Menjëherë pasi u shpall fitues i “Topit të artë”, Ronaldo e shpalli veten si lojtarin më të mirë në histori, duke shkaktuar, kështu, shumë reagime negative. Një nga fituesit e “Topit të artë”, futbollisti brazilian Kaka, me këtë rast, ndjeu nevojën që të jepte shpjegimin e vet për Mesin dhe Ronaldon.
“Për mua, Mesi është një gjeni, kurse Ronaldo – ikona e futbollit modern, një futbollist shumë i kompletuar. Të dy ata e kanë fituar ‘Topin e artë’, së bashku, me meritë, plot 10 herë”, tha Kaka që e ka fituar këtë trofe, më 2007.
Sfidanti.al