Meiuedheri: E lashë vetë MekGregorin që të fitonte në raundet e parë!

Kanë kaluar më shumë se tre muaj mbas “ndeshjes së shekullit” mes Floid Meiuedherit dhe Konor MekGregorit që solli fitime prej më shumë se 1 miliard dollarë. Fitues i kësaj ndeshjeje boksi ishte boksieri legjendar amerikan që, këto ditë, tregoi, sipas tij, të vërtetën, se përse kundërshtari i tij irlandez fitoi disa raunde të para të ndeshjes.

“E gjithë bota u ngrit kundër kësaj ndeshjeje dhe unë, tani, do t’ju them të vërtetën. Unë e lashë vetë MekGregorin që t’i fitonte disa raunde të fillimit që ai të dukej si PERËNDI në sytë e tifozëve. Të gjithë e dinë, tanimë, se çfarë i bëra unë atij në raundin e 10-të”, tha boksieri amerikan, tani, “pensionist”.

Sidoqoftë, nuk do të jetë një habi, nëse mes tyre do të zhvillohet një ndeshje revansh, të cilën e ka kërkuar “luftëtari” irlandez i arteve marciale të përziera.

Sfidanti.al