Futbollisti i Atletikos së Madridit, Felipe Luis, konsideron se Kristiano Ronaldo nuk e meritonte “Topin e artë” dhe se ai duhet t’i jepej Lionel Mesit. Megjithëse Ronaldo ka meritën më të madhe që Reali i Madridit u bë klubi i parë në histori që e mbrojti titullin e Ligës së Kampioneve, pra, e fitoi atë dy herë radhazi, mbrojtësi i lartëpërmendur i Atletikos konsideron se futbollisti portugez nuk e meritonte trofeun e rëndësishëm.
“Ronado nuk ka bërë absolutisht asgjë gjatë dy muajve të fundit, ai nuk duket fare në fushë. Mua më entuziazmon Mesi. Unë kam luajtur shumë herë kundër tij dhe nuk e kam dëgjuar që të ankohet, të paktën, një herë, dhe, ç’është e vërteta, ai ka pasur arsye që të ankohej. As nuk mund ta imagjinoj dot se çfarë drame do të shkaktonte Ronaldo, nëse kundër tij do të bëheshin faulle që janë bërë kundër Mesit”, deklaroi Felipe Luis.
Sfidanti.al