Antuan Grizman nuk ka tërhequr vetëm vëmendjen e Barcelonës dhe Mançester Junajtid, por edhe atë të Mançester Sitit. Sipas tabloidit ‘The Sun’, skuadra e Citizens po mendon të sjellë me cdo kusht në Etihad Stadium, sulmuesin e përfaqësueses franceze.
Sipas ‘The Sun’, Grizman përkufizohet si personi ideal për skemën e lojës sulmuese të Pep Guardiolës me katalanasin që ka arritur deri aty sa të mendojë seriozisht për largimin e një prej lojtarëve kyc të skuadrës së tij që është pikërisht Serhio Aguero.
The Sun në artikullin e tij shkruan se Mançester Siti për të mundur rivalitetin me barcelonën dhe Mançester Junajtid ka vendosur t’i ofrojë Atletikos së Madridit 30 milionë Euro si dhe kartonin e sulmuesit argjentinas për të bindur madrilenët që në fund të zgjedhin Citizens si destinacionin e ardhshëm të 26 vjeçarit Grizman.
sfidanti.al