Juventusi është një institucion më vete në botën e futbollit, kur fjala është për transferimet. Krerët e klubit më me shumë trofe në Itali bëhen magjistarë të vërtetë, kur duan që të sjellin në radhët e veta lojtarë, të cilëve u ka skaduar kontrata ose të dallojnë futbollistin që posedon një talent të veçantë. “Gazeta delo Sport” publikoi lajmin se drejtori sportiv i Juves, Bepe Marota, dhe menaxheri i përgjithshëm, Fabio Paratiçi, kanë zhvilluar, gjatë këtyre diteve, një takim me kolegun e tyre të Xhenovës, Xhorxho Perineti, dhe temë kryesore i bisedimeve ishte sulmuesi ekstra i talentuar 16-vjeçar, Pietro Pelegrini.
Thuhet se Xhenova kërkon për këtë “fëmijë mrekulli” 30 milionë euro dhe, sipas burimeve, të cilëve u referohet gazeta e lartpërmendur, Juventusi po përpiqet që ta ulë këtë çmim deri në 25 milionë euro. Sidoqoftë, Pelegrini, deri në fund të sezonit, do të luajë me Xhenovën.
Sfidanti.al