Interi në Champions, Asllani arrin një tjetër sukses pas dy trofeve!

Kanë kaluar pak ditë pasi fitoi titullin e dytë në karrierë. Kristjan Asllani pati mundësi këtë javë që të festonte një tjetër arritje, dhe pikërisht kualifikimin me Interin për në Ligën e Kampionëve edhe për sezonin e ardhshëm. Mesfushori i kombëtares shqiptare u aktivizua pak në duelin e Serisë A ndaj Atalantës në “San Siro”, që u fitua 3-2, sfidë ku mbrojtësi kuqezi, Berat Gjimshiti, ishte sërish titullar për miqtë. Romelu Lukaku, Nikolo Barela dhe Lautaro Martinez ishin autorët e golave, me argjentinasin që e pati golin si shenjë për dasmën e kësaj të hëne. Për bergamaskët nuk mjaftuan rrjeta e Pashaliçit dhe autogoli i Onanës. Zikaltërit kanë tani 69 pikë, të paarritshëm nga ekipe si Atalanta, Roma apo Juventusi, ndërsa trajneri Simone Inzagi u shpreh i lumtur. Tashmë, Interi do të mundet të përqëndrohet tërësisht tek finalja e madhe e Championsit, që do ta luajë në 10 qershor ndaj Mançester Sitit në stadiumin “Ataturk” të Stambollit, me shpresë që lojtarë si Mkitarian apo Shkriniar.

Sfidanti.al