Nuk mundi ta përmbante veten dhe pas golit të dytë shkoi të përqafohej me futbollistët. Simone Inzagi tashmë është trajneri me fat i një skuadre të fortë, pavarësisht se nuk mundi në asnjë moment të ishte pretendent për titull në Serinë A. “Jam shumë i kënaqur dhe përgëzoj djemtë, sepse ishin madhështorë, – tha ai për fitoren 3-2 ndaj Atalantës, – Shkova t’i përqafoja pas golit të tretë. Jam i lodhur unë, jo më ata. Gjetën forca për një ndeshje shumë të mirë ndaj një kundërshtari të madh si Atalanta. Luajtëm shumë mirë në një ndeshje të vështirë dhe shumë të rëndësishme për ne, për tifozët dhe për klubin sepse duhej të arrinim Championsin”. Interi ka fituar Kupën e Italisë dhe po ashtu Superkupën italiane.
Sfidanti.al