Klopi mbetet i vetmi trajner që ia ka marrë titullin Bajernit në 14 vjet

Po flasim për një histori që ka fillesën në 2009, pasi për herë të fundit bavarzët u sfiduan nga Volfsburgu. Që nga vera e atij viti e deri më sot, vetëm një trajner mund të mburret se ia ka marrë titullin Bajernit të Mynihut. Ky është Jurgen Klopi, tekniku i sotëm i Liverpulit, që triumfoi në Bundesligë me Dortmundin në 2011 e 2012. Në të gjitha vitet e tjera, në 2010, dhe për çdo sezon që nga 2013-ta e deri tani, ka qenë skuadra rekordmene që ka triumfuar. Nuk dihet se kur mund të ndalet ky marshim.

Sfidanti.al