Nuk ishte aspak e lehtë tek Paris SG, por edhe Çelsi i Londrës nuk është i ndryshëm këto kohë. Maurisio Poçetino e provoi kaosin e kryeqytetit të Francës, ndërsa shpreson që të mos jetë e njëjta gjë në qiellin gri britanik. Trajneri argjentinas firmosi kontratën për të drejtuar Blutë (mes të cilëve është ende Armando Broja). Marrëveshja thuhet se është 3-vjeçare, ndërsa Poçetino fluturoi me avion nga Spanja në Angli. Çelsi ishte dështimi i sezonit dhe jo vetëm në Premier Ligë, por edhe në të gjithë Europën, pasi mbeti poshtë mesit të tabelës edhe pse u shpenzuan 600 milionë paundë stërlina nga pronari Tod Boehli.
Sfidanti.al