Evertoni mbijeton në dramën e javës së fundit të Premier Ligës!

Nga kategoria ranë Lids Junajtidi dhe Leisteri, dy skuadra vërtet shumë të mira, por gjithsesi Blutë e Liverpulit bënë një mrekulli. Evertoni ia doli “në fije të perit” që të mbijetonte në Premier Ligën angleze, falë fitores 1-0 ndaj Bornmuthit me golin e shënuar nga Dukure. Skenat ishin kontradiktore në stadiumin e lavdishëm “Gudison Park”, me një pjesë të tifozëve që hynë në fushë për të festuar, por me shumicën që qendroi në tribuna duke i vërshëllyer e duke kërkuar largimin e pronarëve dhe të drejtuesve të klubit. Leisteri fitoi ndaj Uest Hemit, por kjo nuk pati vlerë, ndërsa Lidsi u shkatërrua në shtëpi nga Totenhemi, dhe u “masakrua” nga tifozët.

Sfidanti.al