Ishte fitorja e tij e katërt në gjashtë gara deri tani, një sukses që duket se po e bën të shkojë drejt titullit të tretë kampion radhazi. Maks Verstapen nuk pati probleme me makinën e tij Red Bull, edhe ajo kampione e botës në Formula 1, pavarësisht se u përplas me paretet në Çmimin e Madh të Montekarlos. Holandezi vazhdoi me makinën të padëmtuar aq shumë, duke lënë gjysmë minuti prapa Fernando Alonson që po shkëlqen gjithnjë e më shumë me Aston Martin, ndërsa në vend të tretë doli Okon. Verstapen kryeson me diferencë ndaj shokut të ekipit, Sergio Perez.
Sfidanti.al