Korabi, një hap larg Superligës, Flamurtari e bën dramë!

Korabi i Peshkopisë është skuadra që do të luftojë për t’u ngjitur në Superligë sezonin e ardhshëm. Dibranët fituan ndeshjen plej of të Kategorisë së Parë ndaj Flamurtarit, duke ia dalë me shifrat 2-1 në “Arenën e Demave” në kryeqytet. Heroi i ndeshjes për Korabin ishte Keko, autor i të dy golave, ndërsa ekipi i tij ishte vazhdimisht në epërsi. Fati i plej ofit u vendos vetëm në minutën e 101-të kur Keko shënoi golin e dytë për dibranët në stadiumin e Partizanit. Tashmë, ekipi verior do të luajë një tjetër plej of, atë për t’u ngjitur në elitë, me ekipin e vendit të tretë nga fundi në Abisnet Superligë. Korabi do ta mësojë rivalin këtë të hënë kur luhen ndeshjet e javës së fundit. Ndërkaq, Flamurtari pësoi një dramë të vërtetë, aq më tepër që e përfundoi sezonin e rregullt në vendin e tretë, ndërsa Korabi në të katërtin.

Sfidanti.al