Ikën Mesi? Barça ka gati listën “e tmerrshme” me Mbapenë, Nejmarin e Manenë!

Edhe nëse nuk do të jepeshin 700 milionë euro, sërish një shifër e lartë do të fitohej. Lionel Mesi, me gjasë, nuk do të largohet falas nga Barcelona, dhe në arkat e klubit mund të hidheshin 200-300 milionë euro. Nuk ka rëndësi për drejtuesit në “Kamp Nou” nëse këto para i jep Mançester Siti, Paris SG, Interi apo Mançester Junajtidi, rëndësi ka që të jepen. Një epokë e re do të niste, dhe gjithnjë është ditur se një epokë tjetër do të fillonte dikur pa Mesin. Trajneri Kuman dhe Bartomeu (nëse do të mbetet në detyrë) mendojnë se ekipi mund të përforcohet ndjeshëm. Në plan janë lojtarë të tillë si Kilian Mbape, Nejmar, Sadio Mane … . Kartoni i francezit mund të shkojë në 250 milionë, ndërsa ai i Manesë deri në 120 milionë.

Sfidanti.al