Ronaldo fitoi trofeun e parë me Juven, ndërsa ai duket se luajti ndeshjen e fundit. Gonzalo Higuain pati një aventurë thuajse “të zezë’ në Arabinë Saudite, ndërsa besohet se është shumë pranë kalimit për tek Çelsi. Jo vetëm sepse nuk ishte titullar, dhe hyri në fushë në 20 minutat e fundit, por edhe sepse mungoi në foton zyrtare të Milanit përpara ndeshjes.
Rrjetet sociale, pra tifozët e të gjitha ngjyrave, nuk e kursyen, siç është bërë normale. Talljet ishin të mëdha për temperaturën që u tha se kishte sulmuesi para ndeshjes, për mungesën në foto dhe për emocionet e kalimit për tek Çelsi. Në fushë, po ashtu, argjentinasi, ishte i nervozuar duke u përplasur disa herë me ish-shokët e tij, sidomos me Bonuçin.
Sfidanti.al