Probleme për Orier, arrestohet pas një zënke me të dashurën

Serzh Orier bëhet sërish protagonist i lajmeve të kronikës. Futbollisti francez i Totenhemit u arrestua në mbrëmjen e së shtunës pas një zënke me të dashurën e tij Henka Voigt. Orier, që edhe në të kaluarën ka pasur probleme me ligjin qëndroi disa orë në gjendjen e arrestit për t’u liruar nga policia pa asnjë akuzë të ngritur mbi të.

Kjo ngjarje shpjegon edhe mungesën e mbrojtësit në ndeshjen e së dielës mës Totenhemit dhe Mancester Junajtid e fituar nga Djajtë e Kuq me rezultatin 1-0. Kujtojmë se në 2016, Orier u dënua me 2 muaj burg pasi sulmoi disa agjentë policie.

sfidanti.al