Mançester Siti në ndeshjen e fundit të Kupës së Ligës së Anglisë mundi pa pikë mëshire 9-0 ekipin modest të Bartonit, por një nga lojtarët e tij, megjithatë, mbeti i pakënaqur. Kevin de Bryjn reagoi keq, kur trajneri i tij, Pep Guardiola, e zëvendësoi atë në pjesën e dytë.
“Në fakt, unë nuk kam biseduar më të, kështu që nuk e di se çfarë mendon ai, por, sidoiqoftë, nëse ekziston ndonjë problem, ai e di se ku mund të më gjej mua”, vuri në dukje Guardiola që u pyet nga gazetarët lidhur me pakënaqësinë e De Bryjnit.
Guardiola tha gjithashtu se futbollisti belg ka pasur një vit të lodhshëm gjatë 2018-tës, sepse ka luajtur në 52 ndeshje me klubin, pa llogaritur ato me përfaqësuesen belge.
Sfidanti.al