Këto fjalë sikur ishin magjike dhe ato ndikuan në 45 minutat e dyta. Ish-sulmuesi anglez, Dajon Dablin (Dion Dublin), sot analist për BBC-në, theksoi se Mançester Siti ndryshoi totalisht në pjesën e dytë, dhe ai tha se kjo padyshim ka ardhur si pasojë e fjalëve që Guardiola u tha lojtarëve në dhomën e zhveshjes. Pas ndeshjes, shënuesi i golit të barazimit, Kevin De Brujn, deklaroi se trajneri foli thjesht dhe qetë.
“Përpiquni të luani më shumë me topin, – tha ai, – mos u nxitoni të dilni sa më shpejt në sulm, stili ynë i lojës është ndryshe. Bëni presion pa top, për ta marrë sa më shpejt topin”. Pak a shumë filozofia e Barcelonës, edhe pse me lojtarë të tjerë. Siti mbajti topin 59 për qind, gjuajti 11 herë drejt portës (10 PSG) dhe 6 herë në kuadrat (4 vendasit).
Geri Lineker postoi në Tuiter, fjalët se “kjo ishte një nga ndeshjet më të mira të një ekipi anglez jashtë fushe në historinë e futbollit europian, absolutisht e jashtëzakonshme nga Mançester Siti”. Natyrisht Guardiola e ka më të lehtë me numrin e madh të yjeve që ka në ekip, shumë prej të cilëve i lë në stol. Po ju paraqesim ekipin e Sitit në “Park dë Prensis” që kushton totalisht në mbi 1.2 miliarde euro si vlerë kartonësh, sipas transfermarktit:
Man. Siti: Ederson, Uolker, Stouns, Ruben Dias, Kanselo (Zinçenko 61’), Bernardo Silva, Rodri, Gyndogan, Mahrez, De Brujn, Foden (në stol: Ake, Stërling, Gabriel Zhezus, Aguero, Stefën, Laporte, Torres, Mendi, Fernandinjo, Garsia, Traford). Tr. Guardiola
Sfidanti.al