Në ndeshjen e fundit në Bundesligë, atë ndaj Volfsburgut, sulmuesi nga Norvegjia shënoi dy gola dhe iu afrua mundësisë për të arritur ose për të kaluar disa nga lojtarët më të mirë që kanë luajtur në kampionat. Për 20-vjeçarin, dygolëshi kundër Volfsburgut ishte i pesti radhazi, pra në 5 ndeshjet e fundit që ai ka shënuar, e ka bërë nga dy herë. Vetëm Diter Myler ka bërë më shumë, pasi ka shënuar nga dy gola në 7 ndeshjet e fundit që ka realizuar, rekord i vitit 1977. Po ashtu, Halandi ka 16 gola jashtë fushe nga 25 gjithsej. Vetëm Jup Hajnkes (1974) dhe Timo Verner (2020) kanë shënuar më shumë jashtë fushe në një sezon të Bundesligës, 17 gola.
Sfidanti.al