Guardiola humbi Harri Kejnin, por nuk dëshiron të humbasë Halandin

Të jemi të qartë, konkurrenca do të jetë tepër e madhe, dhe gjithçka do të varet nga ajo që do të dëshirojë futbollisti, si dhe agjenti i tij, Mino Raiola. Gjithsesi, Pep Guardiola do të provojë madje që në janar për ta marrë Erling Halandin tek Mançester Siti, pasi skuadra e tij ka nevojë për një sulmues “race” pas largimit të Kun Agueros. Siti u përpoq të merrte Harri Kejnin në verë, por nuk ia doli përballë kërkesave prej 150 milionë paundëve stërlina të Totenhemit. Halandi do të kushtojë shumë më pak verën e ardhshme, diçka mes 75-90 milionë eurove, që për një klub si Siti nuk duhet të jetë problem. Megjithatë, sulmuesin 21-vjeçar norvegjez e duan edhe Paris SG, Reali, Bajerni, me gjasë edhe Mançester Junajtidi apo Liverpuli ndaj nuk do të jetë aspak e lehtë, ndërsa ai kërkon një rrogë prej 50 milionësh në sezon (sipas mediave).

Sfidanti.al