“Unë jam ende shumë i ri”, thotë 70-vjeçari Klaudio Ranieri!

Kanë kaluar 5 vjet që nga mrekullia e shekullit, kur Leisteri fitoi Premier Ligën angleze, dhe nën drejtimin e tij ishte trajneri 65-vjeçar italian, Klaudio Ranieri. Tashmë, për pak ditë, ai do të mbushë 70, por ndihet shumë optimist ndërsa do të jetë në stolin e Uatfordit për herë të parë këtë fundjavë. “Unë jam ende i ri, – tha ai në konferencën e parë për shtyp, duke bërë shaka, – unë kam karakter të fortë dhe unë dua që të vazhdoj në profesion. Pse po qeshin? Unë ndihem shumë mirë, kur mendoj për futbollin ndihem gjithmonë shumë mirë”. Ranieri deklaroi se do ta ftonte për drekë skuadrën e tij nëse nuk do të pësonte gol ndaj Liverpulit.

Sfidanti.al