Edhe pse e mbytur në borxhe, Barça do ta bindë Pedrin

Klauzola e transferimit do të jetë tipike për futbollin spanjoll, plot 600 milionë euro, ndërsa kontrata e re do të jetë 5-vjeçare. Pedri, 18-vjeçari i cilësuar si një nga margaritarët e Barcelonës, e do aq shumë ekipin katalanas sa që të firmosë edhe pse borxhet në “Kamp Nou” e kalojnë shifrën e 1 miliardë eurove (Do të mjaftonte, pastaj vetëm vlera e kartonit të tij për të paguar gjysmën!). Nga Barça janë larguar Mesi e Grizman, dhe pritet të ikë Usman Dembele në janar (për tek Liverpuli). Pedro u mor në 2019 nga Las Palmasi për 5 milionë euro dhe qëlloi një bast i fituar thellësisht. Mançester Siti e Paris SG thuhet se e duan mesfushorin që ka luajtur 10 herë për Spanjën.

Sfidanti.al