Agjenti i Fjurit i thotë Xhoshuas: Mos u ndesh me Usikun!

Frenk Uorren me siguri po mendonte për klientin e tij, më shumë sesa po thoshte të vërtetën apo atë që me të vërtetë mendonte. Gjithsesi, promotori i Tajson Fjurit, e bëri deklaratën e tij dhe e ftoi Entoni Xhoshuan që të mos e bënte ndeshjen e revanshit ndaj Oleksandr Usikut në mars 2022. Dy boksierët janë gati të ndeshen për së dyti, pasi ukrainasi fitoi pak javë më parë duke marrë 3 brezat e kampionit të botës në peshat e rënda profesioniste në stadiumin “Totenhem” të Londrës. “Xhoshua nuk duhet të ndeshet në mars me Usikun, – tha Uorreni, – pasi do të humbasë sërish, madje Usiku do ta hedhë nokaut. Ai duhet të luajë një ndeshje tjetër pak më të lehtë që të fitojë besim, dhe të lejojë që Usiku të ndeshet me Fjurin për të unifikuar tituj”. Fjuri mundi me nokaut në raundin e 11-të amerikanin Diontej Uajlder, në një ndeshje shumë të fortë.

Sfidanti.al