Hakmarrje shqiptare ? FSHF ua shiti shtrenjtë biletat, tifozët ua shitën shtrenjtë ..dhunën!

Goli i Armando Brojës në Budapest paska qënë dhe i bekuar, por edhe i. ..”mallkuar”! I bekuar sepse nuk është e zakonshme të mundësh Hungarinë në Budapest dhe i “mallkuar” sepse pas këtij momenti, ranë kambanët e kobshme të FSHF-së: biletat për ndeshjen me Poloninë u shitën! Të gjeje një biletë me Poloninë ishte akoma më sflititese se atëherë me Francën. Dhe kjo ishte një “magji” e bletashitesve me kostume dhe kollare !

Nuk është hera e parë që zyrtarët avullojnë biletat brënda një nate të vetme ,as nuk është hera e parë që u kurdis gjithë orkestracioni kuqezi , futbollistë dhe oborrtarë të medias duke thirrur se “ do të shkonim në Botëror pasi të mundnim Poloninë”. Nëpër studio plasi orgazma e parashikimit të rezultatit , ku në minorancë mbetën ata që thanë se ndeshja do të dilte barazim. Dhe nuk e gjet një..sa për farë, që të guxonte të thoshte se fiton Polonia. Por gënjeshtra më e bukur, ajo që ia kaloi përrallës së viteve të shkuara, ishte se u trumbetua se do të fitonim dhe do të shkonim në Botëror , pa thënë se do të ndesheshim në ferrin e play-ofit me 10 skuadra !

Jemi mësuar të na gënjejnë dhe Kombëtarja është e paepur në këtë drejtim. Në këto momente, pas humbjes së dyfishtë, në fushën e lojës dhe në fushën ekonomike për shkak të gjobës së majme, nëpër korridoret e FSHF-së po mallkojnë tifozët. Lojtari i 12-te u futi doren ne xhep! Tamam tamam ata që hodhën shishet kur polakët po festonin golin dhe jo për ata të tjerët, që fërshëllyen himnin Polonisë apo për ca që qëlluan portierin Shezni , tamam pas paralajmetimit se po te hidhnim edhe nje tape shishe do te na këpusnin kokwn! 220 mijë dollarë vlen dënimi dhe për ters do të zbritet nga shifra rekord, që u mblodhën me babezi epike, një shumë parash qw i ngjason një fizarmonike financiare qe hapet e mbyllet, ngaqë një herë thuhet se mbodhën gjysmë milioni euro,me tej 1 milion euro.

…Po të shkosh në korridoret e FSHF-së këto ditë, në vend të kostumeve me stemë, kanë vendosur nje uniforme tjeter : peshqirat e lagur në kokë! Janë duke e ngushëlluar shefin e madh, magjistarin e biletave, pa i thënë dot të vërtetën e madhe se pala zyrtare ua shiti shtrenjtë biletat, kurse pala tjetër, pra tifozeria, ua shiti shtrenjtë..dhunën zyrtareve!

Sfidanti.al