Kthimi i tij nga Brazili ishte i hidhur për vetë lojtarin, por sidomos për klubin dhe trajnerin Karlo Ançeloti. Eder Militao vjen i dëmtuar në Madrid dhe i shtohet mungesave që ka skuadra spanjolle në një sezon që paraqitet shumë i vështirë. Qendërmbrojtësi do të jetë në dyshim jo vetëm ndaj Shahtarit në Champions, por edhe ndaj El Klasikos ndaj Barcelonës në rifillimin e La Ligës. Siç njoftojnë mediat spanjolle, Militao ishte një nga 4 lojtarët e paprekshëm të Realit, që luante gjithnjë në formacion, bashkë me Kurtuanë, Benzemanë dhe Valverden, ndërsa kishte qenë titullar në 10 ndeshje deri tani këtë sezon. Ende nuk dihet sesa e gjatë mund të jetë mungesa e tij.
Sfidanti.al