Championsi jep shpresë për Barçën edhe pas dy humbjeve!

Në 18 vitet e fundit janë plot 9 skuadra që ia kanë dalë në një pozicion kaq të keq. Barcelona vërtet ka humbur dy ndeshje në Ligën e Kampionëve nga dy gjithsej, por edhe me një fillim të tillë ka shpresë. Statistikat dhe historia e kaluar flet vetë. Që nga Interi i Mançinit në 2006, Marseja e 2010-ës, Arsenali në 2015, madje Totenhemi i 2019-ës arritën të bëjnë mrekulli. Totenhemi arriti deri në finalen e humbur ndaj Liverpulit në Madrid. Shembull katalanasit mund të marrin nga Atalanta e Berat Gjimshitit në 2019-2020, Verderi në 2005, Lioni në 2007, Panathinaikosi në 2008 dhe Fenerbahçe në 2012. Nuk dihet nëse skuadra e trajnerit Ronaldo Kuman do t’ia dalë, por përderisa ia dolën grekët e turqit, përse të mos e provojë?

Sfidanti.al