Që nga kohët e Liverpulit ka kaluar kohë, dhe ai e ka kaluar “purgatorin” përmes Sëlltikut për të bindur sërish tek Leisteri. Brendan Roxhers është një nga trajnerët më të respektuar anglezë dhe në Premier Ligë, e nuk ishte aspak çudi që Njukasëlli mendoi për të duke e pasur një nga favoritët stolin, bashkë me të tillë si Konte apo Xherrard. Gjithsesi, mësohet se Roxhersi ka refuzuar që të shkojë tek “laraskat” dhe ka një arsye të fortë për këtë. Pas 18 muajsh, posti i trajnerit tek Mançester Siti do të mbetet vakant sepse Pep Guardiola ka deklaruar se nuk do të rinovojë. Roxhersi, që ka përvojën e “Anfildit”, mund të ishte një alternativë shumë e mirë dhe ai shpreson që Siti ta përzgjedhë, ndonëse dihet se sheikët në “Etihad” janë shumë ambiciozë dhe mund të mendojnë për të tillë si Luis Enrike, Tomas Tuhel apo ndonjë tjetër.
Sfidanti.al