Hasan Salihamixhiçi e kishte thënë qartë se “ai është një i ri super i talentuar, një yll i madh, dhe do të ishte mirë që ne ta kishim në ekip”. Gjithsesi, nuk dihet nëse Bajerni do të zbraste llogarinë bankare për Erling Halandin, i cili do të binte ndesh me parimet e bavarezëve deri tani. Presidenti Herbert Hainer deklaron se klubi i Mynihut do të investojë në të ardhmen për të forcuar skuadrën, por pak besohet që ky përforcim ta ketë emrin “Erling Haland”. “Ne kemi Robert Levandovskin që shënon si askush tjetër, – thotë Haineri, – ai ka kontratë me ne deri në 2023. Nuk besoj se Halandi nuk vjen tek ne”. Bajerni ka humbur 150 milionë euro nga koronavirusi dhe nuk duhet të rrezikojë stabilitetin. Siç thotë ish-shefi ekzekutiv, Karl-Hajnc Rumenige, “ne nuk do të bëhemi kurrë si Barcelona”.
Sfidanti.al