Ansu Fati dhe Zhorge Mendes diskutojnë rinovimin me Barcelonën

Nuk është më një adoleshent i hershëm fare dhe nuk mund të kënaqet me rrogën që i dhanë atëherë prej 700 000 eurosh në sezon, që ishte si një lodër për një fëmijë. Madje, as me kontratën e parë profesioniste që parashikonte 1.5 milionë euro rrogë në vit, në sezonin e tretë me Barcelonën. Ansu Fati ka marrë tani fanelën me numrin 10 të lënë bosh nga Lionel Mesi dhe padyshim kërkon të trajtohet siç e meriton. Për këtë arsye ka ardhur në Katalonjë edhe përfaqësuesi i tij, Zhorge Mendes, njeriu që përfaqëson edhe Kristiano Ronaldon, dhe do të bisedojë me presidentin Laporta. Pritet që të ketë një rinovim dhe të gjitha palët janë optimiste, ndërsa Barcelona do t’i ofrojë fillimisht një rrogë jo shumë të lartë, por do ta kompensojë me t’u larguar kriza.

Sfidanti.al