Kanelo Alvarez: Uajlder humbi me Fjurin sepse nuk di të lëvizë … kokën!

E thotë kampioni i padiskutueshëm i peshave super të mesme, pra një njeri që e njeh boksin deri në detajet më të vogla. Meksikani Alvaro “Kanelo” Alvarez deklaron se Diontej Uajlder u mund nga “luftëtari i madh” Tajson Fjuri sepse nuk dinte sesi të lëvizte kokën gjatë ndeshjes në Las Vegas. “Ishte një ndeshje e madhe, vërtet e madhe, – tha Kanelo, – mendoj se Uajlderi duhet të ketë përgatitje pak më të mirë, më shumë lëvizje. Ai nuk di sesi të lëvizë kokën. Është e vështirë të fitosh në kushte të tilla. Kjo është arsyeja që Tajson Fjuri e mundi. Tajsoni është një luftëtar i madh”. Gjithsesi, Uajlderi nuk ka ndërmend të tërhiqet, por do të përpiqet të ngjallë karrierën, ndonëse për 6 muaj i është ndaluar nga mjeku për të boksuar.

Sfidanti.al