Të paktën ka një lajm të mirë për tifozët e Barcelonës, dhe shpresohet që të bëhen dy. Adoleshenti 18-vjeçar Pedri firmosi kontratën e re 5-vjeçare që do ta mbajë në klub deri në 2026, ndërsa klauzola e transferimit e parashikuar paska ndryshuar ndjeshëm. Fillimisht u fol për 600 milionë euro si klauzolë, por tashmë mediat spanjolle shkruajnë për 1 miliardë. Pedri u mor për rreth 5 milionë euro në 2019, dhe që nga ajo kohë është bërë tepër i rëndësishëm për skuadrën e trajnerit Ronald Kuman dhe për kombëtaren e Spanjës. Pritet që në “Kamp Nou” të rinovojë edhe adoleshenti tjetër Ansu Fati, ndërsa në ekip është edhe një tjetër talent i ri si Gavi, që arriti në finalen e Ligës së Kombeve me Spanjën.
Sfidanti.al