Guardiola, a do mundet Siti yt të kalojë Barçën tënde të 2012-ës?!

Kur thua Pep Guardiola, nënkupton futbollin sulmues, me fantazi në shkallë të lartë, dhe sidomos me gola. Nuk bën përjashtim Mançester Siti i këtij sezoni që arriti në 124 rrjeta gjithsej, pas suksesit 4-1 ndaj Njuport Kauntit në Kupën e Anglisë. Kur duhen ende mjaft takime për t’u luajtur, Siti mund të thyejë rekordin e vendosur vetë, si skuadra me më shumë gola në Angli në një edicion, 156 në 2013-2014, nën drejtimin e trajnerit Manuel Pelegrini.

Asnjë skuadër në Europë këtë vit sportiv nuk mund të matet me “Qytetarët” e Pepit, as PSG-ja që ka 103 rrjeta (sidoqoftë, në më pak ndeshje), apo Barcelona më 93.

Është e vështirë të llogaritet se cilat janë rekordet e vendeve të ndryshme, por gjithsesi, Guardiola do të donte të thyente rekordet e sezonin 2011-2012 në Spanjë, vendosur nga Reali i Murinjos, dhe Barça e tij. Madrilenët shënuan 172 gola në të gjithë kompeticionet, me rekordin 121 gola në La Liga. Katalanasit ishin më lart në total, me 190 gola, edhe pse në fund fituan vetëm Kupën e Mbretit. A do të mundet Siti i Guardiolës ta kalojë Barcelonën e Guardiolës?

Sfidanti.al