Garet Bejl do largohet nga Reali? Në Angli thonë të kundërtën

Garet Bejl nuk do ta braktisë Realin e Madridit. ajo që flet me siguri për këtë është e përditshmja ‘The Times’ që bën të ditur se sulmuesi uellsian ka refuzuar tashmë oferta të rëndësishme që kanë ardhur nga klube që luajnë në kampionatin anglez të futbollit. Kjo e përditshme thekson gjithashtu se klubet që e kanë kërkuar garet Bejlin ishin pikërisht Celsi dhe Mancester Junajtid që i dorëzuan ofertat etyre pikërisht në zyrat e klubit kampion të Evropës dhe të botës.

Kontrata e Garet Bejl skadon pas 3 vitesh e gjysmë, por së fundmi ai u fol shumë për një largim nga ‘Los Blancos’ sidomos pas finales së Ligës së Kampioneve që Reali luajti ndaj Liverpulit në Kiev, me Bejl që shfaqi hapur pakënaqësinë e tij për faktin se e nisi atë ndeshje nga stoli. Gjithsesi Bejl duket se është i vendosur që të vijojë karrierën e tij te Reali i Madridit pavarësisht gjithckaje

sfidanti.al