Lionel Mesi ia kërkoi publikisht këtë gjë, pavarësisht nëse e kishte me gjithë shpirt apo formalisht. Pra, ka një çështje në futbollin e sotëm (dhe jo thjesht nga mbështetja e Mesit, përkundrazi), me moton “Levandovski për Topin e Artë”. Për këtë çështje foli Paskal Ferre, shefi i “Frans Futbollit” (ai që u kritikua ashpër nga Kristiano Ronaldo). “Topi i Artë bazohet në një sistem demokratik, – tha ai, – ku ka 170 pjesëtarë të jurisë që votojnë. Ata vendosën për Mesin. Unë kisha vënë Levandovskin të parin, por mendoj se Mesi po ashtu e meriton. Ajo që tha Mesi për Levandovskin, që meriton Topin e Artë 2020, ishte e bukur dhe inteligjente. Nuk do të vendosim shpejt, por do të mendohemi dhe mund ta bëjmë këtë gjë”. Pavarësisht “spërdredhjeve”, duket se revista franceze do t’ia japë polakut trofeun që meriton.
Sfidanti.al