Adoleshenti i Dortmundit, që theu shumë rekorde për moshën e re në futbollin gjerman, duket se po “digjet” para kohe. Jusufa Mukoko u bë më i riu lojtar që debutonte dhe shënonte në Bundesligë e përpara tij hapej një e ardhme e madhe, por për momentin ai nuk mundet që të luajë. Sulmuesi me origjinë afrikane, dhe që luan për ekipet kombëtare të moshave të Gjermanisë, ka pësuar një tjetër dëmtim muskulor dhe duket se e ka mbyllur këtë vit. Në moshën 17-vjeçare frika është e madhe se mos pëson lëndime serioze si ato të Ansu Fatiut të Barcelonës, apo siç po i ndodh tani Pedrit, po të Barcelonës, për shkak të mbingarkesës. Nëse sezoni i kaluar ishte i shkëlqyer dhe në rritje, këtë herë Mukoko nuk po ecën mirë. Ai ka luajtur vetëm 5 herë për ekipin e të rriturve të Dortmundit dhe vetëm 1 herë ka qenë në formacion duke marrë notën e dobët 5 nga ana e “Kikerit”. Gjithsesi, rëndësi ka shëndeti, se të tjerat rregullohen.
Sfidanti.al