Kjo ishte e pritshme, ndërsa vështirë të thuash se përgjigja do të jetë aq e lehtë në kahun pozitiv. Mançester Siti nuk e lëshon Leroi Sanenë pa iu afruar rekordeve botërore të transferimeve, pasi klubi anglez i vendosi kartonit të tij, “kartelën” me çmimin 135 milionë paundë stërlina, ose rreth 150 milionë euro. Kaq duhet të paguajë Bajerni, sipas drejtuesve të “qytetarëve”.
Pak a shumë, kaq kanë qenë shumat e paguara nga Barcelona për Filip Kutinjon apo Usman Dembelenë, ndërsa vetëm Paris SG është tepër larg, me ofertat e suksesshme për Nejmarin e Mbapenë, përkatësisht 222 milionë euro dhe 180 milionë euro. Sane ka edhe 2 vjet kontratë me Sitin, dhe kjo mund të bëjë që anglezët të negocionojnë një shifër afër 100-110 milionë eurove, për të mos e humbur shumë më lirë verën e ardhshme. Bajerni e ka yllin e kombëtares së Gjermanisë si objektivin numër 1, aq sa trajneri Niko Kovaç bëri gabimin duke pohuar publikisht synimet e tij, gjë për të cilën kërkoi falje.
Sfidanti.al