Kapiteni Rojs po flet për trofeun: Ta mundim Bajernin!

Nuk është fjala për titullin e Bundesligës, por për Superkupën e Gjermanisë. Dortmundi vjet nuk mundi t’ia prekte kupat Bajernit të Mynihut, por kjo verë duket se e ka bërë me më shumë besim. Kapiteni Marko Rojs flet si kapiten dhe kërkon triumfin ndaj bavarezëve këtë të shtunë në orën 20:30. Finalja e Superkupës luhet në Dortmund, në “Signal Iduna Park”, diçka që do ta ndihmojë edhe më shumë Borusian.

“Ne nuk jemi ende në 100 për qind, por duam titullin, – thotë ai, cituar nga “Bildi”, – është një titull për t’u fituar dhe ne duam që t’ia dalim. Nuk është një çështje personale, por për skuadrën, dhe duam që t’i gëzojmë tifozët”. Natyrisht, verdhezinjtë do të donin edhe një revansh për humbjen 0-5 në Mynih, në fazën e dytë të Bundesligës. “Për mua, Superkupa ka rëndësi të veçantë, – thotë menaxheri i ekipit, Sebastian Kehl, – është shumë mirë ta nisim sezonin me trofe”. Hera e fundit që Dortmundi fitoi Superkupën gjermane ishte në vitin 2014.

Sfidanti.al