Familja Beckham po blen shtëpi në Miami. Ish mesfushori i mancester Junajtid dhe pronari i Inter Miami që do të debutojë në MLS vitin e ardhshëm, ndjeu nevojën për të kërkuar një apartament në Florida dhe po blen atë që është më i kushtueshmi në botë.
Apartamenti ndodhet në zonën më të shtrenjtë të qytetit, ‘One Thousand Museum’ dhe është në gratacielën e Zaha Hadid me 62 kate për një lartësi prej 215 m me tarraca spektakolare, një pishinë që ka lidhje direkte me detin dhe madje edhe një heliport në catinë e ndërtesës. Kostoja e këtij apartamenti shkon deri në 45 milionë Dollarë, dicka që përbën një rekord më vete pasi nuk është parë që të shpenzohet një shifër e tillë për një banesë, por familja Beckham kërkon vetëm më të mirën.
sfidanti.al