Mancester Siti mban fort Sane, refuzon ofertën 78 mln Euro

Mancester Siti shtrëngon Leroi Sane. Kampionët e Premier Leagues kanë refuzuar një ofertë prej 78 milionë Euro të Bajernit të Mynihut që është vënë në kërkim të zëvendësuesve të Arjen Roben dhe Frank Riberi. Lajmi bëhet i ditur nga tabloidi britanik ‘Daily Mirror’ që konfirmpi dëshirën e madhe të bavarezëve për të pasur në radhët e tyre talentin e përfaqësueses gjermane

Së fundmi Sane është kthyer në një mollë sherri mes kampionëve të Gjermanisë dhe Mancester Sitit dhe kjo shtyu Rumenigen që të mos bëjë më komente në lidhje me të ardhmen e 23 vjecarit, ndërkohë që trajneri Niko Kovac kërkoi ndjesë Guardiolës dhe skuadrës së Citizens.

Media britanike thekson gjithashtu se nëse do të konfirmohet transferimi i Sane te Bajernit, Mancester Siti do të nisë ofensivën e tij për Ojarzabal të Realit të Madridit.

sfidanti.al