Rally, Sebastian Ozhier var helmetën në gozhdë; deklaron tërheqjen

Sebastien Ozhier var helmetën në gozhtë, 6 herë kampioni i botës në Rally bëri të ditur tërheqjen e tij nga garat në përfundim të kontratës së tij me Citroën, një deklaratë kjo që eerdhi në prag të ndalesës së radhës së Botërorit, Cmimin e Madh të Finlandës.

Kjo do të thotë se Ozhier do t’i thotë lamtumirën botërorit të Rally në fund të vitit të ardhshëm, pasi në 2020 mbyllet kontrata e tij me kompaninë franceze të makinave.

‘Karriera ime në Rally do të mbyllet në fund të vitit 2020 së bashku me kontratën me Citroën-tha Ozhier-dua të ndryshoj jetë, të qëndroj më shumë në shtëpi, të jem babai më i mirë i mundshëm, të kaloj më shumë kohë me djalin tim. Dua të nis të tjerë projekte dhe të rifilloj studimet për ekonomik dhe ekologjia më intereson shumë. Jam i ndjeshëm ndaj fatit të planetit. gjithashtu do të luaj golf e nisa para pak kohësh dhe të bën vartës ndaj tij, padyshim është sport por më pak restriktiv’

Sebastian Ozhier që ka fituar 4 tituj botërorë me Volksvagen dhe 2 me Ford u tërhoq pasi tentoi të thyente rekordin e 9 titujve botërorë të Sebastian Lëb. nëse do të fitojë këtë vit dhe atë pasardhës, Ozhier do të shkojë në 8 tituj dicka që nuk e motivonte.

sfidanti.al