Ibrahimovic këshillon Mancester Junajtid: Nuk ka kuptim të mbash Pogba

Zlatan Ibrahimovic i del në krah Pol Pogbasë përsa i përket dëshirës së tij për të lënë Mancester Junajtid dhe të provojë një aventurë të re. Mesfushori francez prej javësh po kërkon largimin nga Djajtë e Kuq, por këta të fundit deri në këtë moment i kanë sprasur ofensivat e klubeve evropiane që kanë shfaqur interesin për të, një strategji kjo që sipas Zlatan Ibrahimovic është e gabuar.

‘Nëse Pogba nuk do që të qëndrojë, nuk ka kuptim ta mbash-tha Ibrahimovic-është e nevojshme ta lësh atë të lirë dhe të marrësh dikë që ka vërtet dëshirë të luajë për Mancester Junajtid.

Një opinion ky që Mancester Junajtid me shumë gjasa nuk ka ndërmend ta marrë parasysh, por Ibra gjithsesi nuk mbeti pa e vijuar mendimin e tij.

‘Klubi duhet të kuptojë atë cfarë është më e mira, por situata është e komplikuar. Nuk ka kuptim të mbash një lojtar që nuk dëshiron të qëndrojë-tha Ibrahimovic

sfidanti.al