‘Casa Totti’ zbarkon në TV; ish futbollisti dhe Ilari po xhirojnë një sitcom

Francesko Toti dhe Ilari Blazi do të shfaqen në televizion me një sitcom familjar në vazhdën e ciftit mitik Raimondo Vianelo-Sandra Mondaini. prej shumë vitesh ish kapiteni i Romës në mënyra të ndryshme është i lidhur me botën e televizionit dhe pasi dështoi në eksperiencën si drejtues te Roma, ideja për të nisur këtë karrierë te re po bëhet realitet.

Mësohet se Francesko Toti dhe Ilari i kanë regjistruar dy episodet pilotë të sitcomit ‘Casa Totti’ që do t’iu prezantohet rrjeteve televizive italine. Ndërkaq, janë konfirmuar të ftuarit që do të marrin pjesë në këtë projekt dhe bëhet fjalë për këngëtaren Ema Marrone dhe moderatorin Teo Mamukari që do të interpretojnë rolin e vetes së tyre.

sfidanti.al